IADK, në kuadër të projektit “Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave në zonat rurale”, të mbështetur nga Bread for the World (BfdW), në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, ka nisur trajnimin për kualifikimin “Konservuesit e pemëve, perimeve dhe të ngjashme”.
15 pjesëmarrëse po ndjekin një program të kombinuar me 30% pjesë teorike dhe 70% praktikë, duke i dhënë pjesëmarrëseve mundësinë që njohuritë t’i zbatojnë në praktikë. Pjesa praktike zhvillohet në Njësinë e Përpunimit të Ushqimit të IADK-së, si dhe në biznese dhe industri përpunuese të sektorit, ku pjesëmarrëset njihen me procese reale të punës dhe standardet që zbatohen në industrinë ushqimore.
Trajnimi po realizohet nga trajnerët e IADK-së, me fokus në zhvillimin e shkathtësive konkrete dhe përgatitjen e pjesëmarrëseve për tregun e punës.








Në dispozicion: SHQ, ENG