Është përmbyllur me sukses trajnimi tre-ditor për të drejtat pronësore, ku 20 gra/vajza nga komunat Shtime, Vushtrri dhe Mitrovicë patën mundësinë të përfitojnë njohuri të reja mbi të drejtat e tyre pronësore dhe ligjore.
Me rastin e përfundimit të trajnimit, 20 pjesëmarrëset u pajisën me certifikata, të cilat u ndanë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, z. Zenel Bunjaku. Ai i përgëzoi për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e treguar, duke i inkurajuar që njohuritë e fituara t'i zbatojnë në praktikë dhe të jenë më aktive në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre.
Përmes aktiviteteve të tilla, IADK synon të kontribuojë në rritjen e vetëdijesimit, fuqizimin ekonomik dhe social të grave, si dhe në promovimin e barazisë gjinore dhe qasjes së barabartë në të drejtat pronësore.
Trajnimi është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA





Në dispozicion: SHQ, ENG