Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të IADK-së dhe Komunës së Malishevës, partnerë në realizimin e programit të trajnimit, i cili u zhvillua gjatë periudhës gusht–tetor 2026.
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, z. Zenel Bunjaku, ndau certifikatat për pjesëmarrëset, në praninë e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, z. Sylë Dukolli, i cili me këtë rast përgëzoi pjesëmarrëset për përfundimin e trajnimit dhe u uroi suksese në zbatimin e njohurive dhe aftësive të fituara.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga donatori gjerman BfdW.
Ndaj
Në dispozicion: SHQ, ENG