Një fundjavë e kaluar me vlerë (22-25 tetor 2026), në kuadër të procesit të ngritjes së kapaciteteve të organizatës sonë.
Gjatë dy ditëve, stafi ynë u fokusua në rëndësinë e komunikimit dhe mediave sociale, si dhe në avokimin dhe format e ndryshme të tij për të ndikuar pozitivisht në komunitet.
Përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të reja, vazhdojmë të investojmë në aftësitë tona për të komunikuar më mirë, për të përfaqësuar më fuqishëm interesat e komunitetit dhe për të krijuar mundësi për ndryshime pozitive.
Përveç trajnimeve, janë vizituar edhe vende të ndryshme turistike në Mal të Zi, të cilat patën ndikim shumë relaksues për stafin pjesmarrës në këtë vizitë.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga donatori gjerman BfdW.











Në dispozicion: SHQ, ENG