Periudha pas pjekjes së frutave është faza më e rëndësishme në ciklin vjetor të punëve gjatë prodhimtarisë së mollëve, pasi çdo dështim në këtë fazë do të shkaktonte humbjet më të mëdha të mundshme ekonomike.
Për ti zvogëluar humbjet gjatë kësaj periudhe, është e nevojshme të njihen faktorët që shkaktojnë këto humbje.
Faktorët biologjik që janë frymëmarrja përmes së cilës ngritët temperatura, me çka shkaktohen humbje në cilësi, vlerë ushqyese, lëndë rezervë dhe peshë konsumuese, etileni –si hormon i cili prodhohet në inde bimore dhe ndikon në pjekjen dhe plakjen e frutave, transpirimi - humbja e ujit përmes avullimit.
Faktorët fiziologjik - Paraqitja e njollave, humbje ngjyrës, kalbje, zhvillim të patogjenëve, ndalim i proceseve të pjekjes si rezultat i ruajtjeve të gjata pastaj ndikimit të temperaturave të ulëta (-1.5°C) dhe atyre të larta (>30°C).
Dëmtimet mekanike - Krijohen gjatë manipulimit me fruta në formë gërvishtjeve, goditjeve të shoqëruara ngjyrë kafe dhe kalbëzim të indit të frytit.
Dëmtimet nga patogjen - Shkaktohen nga prezenca e mikroorganizmave në kushte të caktuara të temperaturës, lagështisë lëndimeve mekanike pjekjes jo të mirë të frutave, ushqimi jo i balancuar etj.
Kufizimi i humbjeve
Me qëllim të kufizimit të humbjeve duhet të ndërmerren masa në periudha të ndryshme, para vjeljes, gjatë vjeljes, pas vjeljes dhe gjatë ruajtjes
Masat para vjeljes
Si preventivë rekomandohet zgjedhja e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, masa adekuate agroteknike (ujitje, plehërim, krasitje, trajtime, mirëmbajtje dhe fitohigjenë të pemishtes)
Masat gjatë vjeljes
Në kuadër të këtyre masave bënë pjesë përcaktimi i kohës së vjeljes dhe procesi i vjeljes.
Përcaktimi i kohës së vjeljes mund të bëhet në bazë të disa parashikimeve, si numri i ditëve nga lulëzimi deri te pjekja, vrojtimeve disa vjeçare. Por si kritere kryesore dhe të matshme në përcaktimin e pjekjes së frutave janë:


Procesi i vjeljes – Mund të kryhet me dorë dhe në mënyrë të mekanizuar. Vjelja me dorë kryhet në atë mënyrë që fryti kapet me shuplaken e dorës ndërsa gishti tregues vendoset në pjesën e fryrë të bishtit ku është i lidhur për degëz, pastaj lëvizet lehtë në drejtim të pjesës së fryrë të bishtit i cili shkëputet lehtë. Për realizimin e vjeljes është e nevojshme të sigurohen mjetet e nevojshme si arkat, strajca e kangurit, shkallët adekuate, e kur ka sipërfaqe të mëdha edhe platforma përkatëse për vjelje.
Masat pas vjeljes – Pas vjeljes frutat vendosen në arka, transportohen dërgohen në vendin për pastrim, seleksionim dhe paketim. Gjatë kësaj kohe duhet pasur kujdes që transporti të bëhet me mjete përkatëse pa i dëmtuar frutat mekanikisht, pastrimi të bëhet me ujë të pastër (të klorifikuar 0.01% ose 100 l ujë 10 g klor) gjithashtu edhe paketimet duhet të jenë të pastra dhe të dezinfektuara me hiperklorit të K, N ose Cl me koncentrim 0.01%. Edhe hapësira ose depoja për ruajtje të frutave paraprakisht duhet të pastrohet dhe dezinfektohet. Një prej metodave është edhe dezinfektimi me sulfur ku në çdo 1 m² të sipërfaqes së depos, në enë të posaçme digjen nga 2-3 gr sulfur. Depoja qëndron ashtu mbyllur 2-3 ditë pastaj ajroset.
Ruajtja e frutave – Përmes ruajtjes, synohet të zgjatet periudha e përdorimit të frutave me humbje sa më të vogla dhe arritje të vlerave të larta tregtare. Eksitojnë disa mënyra të ruajtjes:
- Ruajtja në kushte natyrale,
- Ruajtje me ftohje mekanike (frigoriferë),
- Ruajtja me ftohje (frigorifer) dhe atmosferë të kontrolluar.
Ruajtja në kushte natyrale
Për t’i ruajtur mollët për një kohë të caktuar 3-4 muaj ose edhe më tepër në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të lirë, është e nevojshme që të kesh: letër në formë gazete (ose ndonjë lloj tjetër), arkat, mollët dhe një hapësirë të freskët për ruajtje. Pastrimi i frutave do të ishte i mirëseardhur por jo i domosdoshëm. Në prishjen e frutave ndikojnë koha e ruajtjes, lëndimet mekanike dhe kontakti i drejtpërdrejt në mes frutave.
Koha – kultivarët me shije të thartë siç janë Jonatani, Idaredi, Greni e Smithi, qëndrojnë më gjatë në krahasim me ata që përmbajnë më tepër sheqerna siç janë: Delishesi i artë dhe i kuq.
Përzgjedhja – Çdo herë duhet pasur kujdes gjatë manipulimit me fruta, duke filluar nga vjelja e deri te paketimi për ruajtje që të mos lëndohen. Për ruajtje zgjidhen vetëm frutat e shëndosha ndërsa ato të lënduarat, konsumohen të freskëta ose përpunohen. Për t’u ruajtur frutat më gjatë, mund të përgatitet edhe një tretësirë në të cilën, frutat duhet të zhyten për disa minuta para se të vendosen në arka:
Tretësira e përgatitur: 10 l ujë; 0,4 kg klorur kalciumi; 20 gr ruajtës të verave (vinobran); 10 ml Chromovit ose Radovit.
Kontakti – për të evituar kontaktin në mes frutave gjatë ruajtjes i mbështjellim ata në mënyrë individuale me gazetë, me përjashtim të asaj me ngjyrë, për shkak të helmimit me metale të rënda ose i mbështjellim me letër tjetër të pastër. Mbështjellja nuk do të thotë të jetë hermetike por sa për të qëndruar normalisht në arkën për ruajtje pa u çmbështjellë.
Deponimi – depoja është me rëndësi të ketë lagështi optimale 80-90 %, ventilim të mirë, temperaturë jo më të ultë se 2 oC, depoja duhet të jetë e errët, nuk duhet që në të njëjtin vend të ruhen edhe prodhime të tjera, e veçanërisht patatet, arkat duhet të jenë mbi nivel të dyshemesë 15—20 cm dhe në dysheme duhet të ketë lagështirë - ujë.
Ruajtje me ftohje mekanike (frigoriferë) – Ruajtja e frutave me këtë metodë, bëhet në temperatura të kontrolluara 0.5 - 4 oC si dhe në lagështirë relative të ajrit të kontrolluar 90—95 %
Ruajtja me ftohje (frigorifer) dhe atmosferë të kontrolluar