Sot organizuam Ceremoninë e Certifikimit për kandidatët që përfunduan me sukses programin e trajnimit në kualifikimin “Konservuesit e frutave, perimeve dhe të ngjashme”, duke bërë bashkë kandidatët, trajnerët, përfaqësuesit institucionalë dhe partnerët tanë për të shënuar përmbylljen e këtij rrugëtimi dhe arritjet e pjesëmarrësve.
Në këtë program trajnimi morën pjesë 14 kandidatë, prej të cilëve 12 gra (85.7%) dhe 2 burra (14.3%). Programi përfshiu 120 orë mësimore (6 kredi ECVET), duke kombinuar njohuritë teorike me përvojën praktike në ambientet e IADK-së dhe përmes bashkëpunimit me Dioren SH.P.K. dhe ASK Foods.
Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e Zenel Bunjakut, Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, përfaqësuesve të LuxDev, përkatësisht: Virginie Lecouster Program Officer/National Project Lead, Kujtim Sermaxhajt, Udhëheqës i Komponentës, Rita Berisha, Gender Equality Officer, dhe Charlotte Gauché, si dhe Besim Shytit, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Vushtrrisë, Bashkim Asllanit, Koordinator i Zyrës së Punësimit në Vushtrri, dhe kandidatëve të programit.
Ceremonia u përmbyll në një atmosferë festive, ku kandidatët, së bashku me të ftuarit dhe partnerët, festuan dhe ndanë momente të këndshme gjatë koktejit të organizuar me këtë rast.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Urime të gjithë kandidatëve për këtë sukses! Urojmë që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë këtij programi të jenë një hap i rëndësishëm drejt mundësive të reja profesionale.




















Ndaj
Në dispozicion: SHQ, ENG