Bletaria është arti i rritjes/kujdesit të bletëve, i cili kërkon përkushtim dhe kujdes të vazhdueshëm për të pasur bletë të shëndetshme dhe prodhim me cilësi të lartë. Bletarë/përfitues të IADK-së i kanë këto mundësi dhe shkathtësi, falë mbështetjes me bletë, koshere, pajisje për bletë, trajnime dhe vizita studimore të ofruar nga organizata IADK.
Me qëllim thellimit të këtyre njohurive, 8 bletarë/përfitues ishin pjesmarrës të vizitës studimore, ku vizituan dy bletarë të suksseshëm dhe një biznes për prodhimin e ushqimit të bletëve. Bletarët u informuan rreth procedurave të prodhimit të ushqimit, shfrytëzimit racional të ushqimeve, gjithashtu shkëmbyen eksperienca për rritjen dhe kujdesin ndaj bletëve.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.


