IADK mirëpret studentët e "Summer School" së bashku me profesorin gjerman në një vizitë studimore

Sot, zyrat e IADK-së u mbushën me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve. Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim një grup studentësh pjesëmarrës në programin "Summer School" (Shkolla Verore) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shoqëruar nga një profesor i nderuar nga Gjermania.

Vizita filloi në ambientet e zyrave tona, ku mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër me misionin e IADK-së, punën tonë shumëvjeçare dhe projektet që organizata zbaton në mbështetje të fermerëve, grave dhe të rinjve në zonat rurale të Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit u shkëmbyen ide dhe përvoja të vlefshme mbi zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe përfshirjen e të rinjve në sektorin bujqësor.

Për të parë nga afër ndikimin e punës sonë në terren, së bashku vizituam një fermë të suksesshme, e cila është mbështetur nga IADK-ja përmes granteve dhe këshillimit.

Gjatë vizitës në fermë, studentët patën mundësinë:

v  Të njihen me menaxhimin praktik të një ferme moderne të qumështit në Kosovë.

v  Të diskutojnë me fermerin mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i blegtorisë.

 

Falënderim i përzemërt për studentët dhe profesorin gjerman për vizitën, interesimin dhe këshillat e vlefshme! Bashkëpunime të tilla na motivojnë drejt zhvillimit të një bujqësie moderne dhe të qëndrueshme në Kosovë.