Tetë (8) të riatdhesuar, mbështetur nga organizata IADK patën mundësi që të vizitojnë dy serra nga ku prodhohen fidanët e perimeve dhe serrën për kultivimin e perimeve në fshatin Godancë të Shtimës. Ekspertët dhe partnerët e IADK-së informuan përfituesit/të riatdhesuarit nga Komunat Malishevë, Klinë, Rahovec dhe Skënderaj mbi praktikat e mira bujqësore, kultivimin e fidanëve, shfrytëzimin e mekanizmit të avancuar në prodhim të fidanëve, kushtet e kërkura agroteknike dhe shfrytëzimin racional të serrës për gjatë gjithë vitit. Këto vizita do të rrisin nivelin e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha do ti ndihmojnë fermerëve për tu njohur me praktikat aktuale të kultivimit.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.




