Gjatë kësaj jave, IADK pati kënaqësinë 😊të mirëpresë ekspertët holandezë Gert Veldhorst dhe Ad Merks. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ata realizuan disa vizita në terren me fermerët 👨🌾👩🌾e sektorit të blegtorisë 🐄 🐐, të cilët janë përkrahur ndër vite nga IADK.
Njëkohësisht, u organizua edhe një trajnim njëditor📚me një grup fermerësh prodhues të qumështit🐄🥛, ku fokusi kryesor ishte rritja e viçave 🐮nga lindja deri në shkëputjen nga të ushqyerit me qumësht. Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e përgatitjes së duhur të sistemit të tretjes për kalimin e suksesshëm në fazën e ripërtypësit, me qëllim të shmangies së dështimeve në riprodhim 🚫🐮 dhe rritjes së prodhimtarisë në ferma. 🚜📈
Pjesë e rëndësishme e trajnimit dhe vizitave ishte edhe vëzhgimi dhe interpretimi i sinjaleve që japin lopët 🐄– përmes qëndrimit, lëvizjeve dhe gjendjes fizike – si tregues të shëndetit, mirëqenies apo stresit. Këto sinjale shërbejnë si bazë për përmirësimin e menaxhimit të fermës, duke vendosur lopën në qendër të vëmendjes 🎯dhe duke reaguar me kujdes ndaj çdo ndryshimi, për të arritur standarde më të larta të mirëqenies dhe prodhimtarisë më të mirë. 📈 🥛