Vizitë te Përfituesit me Përfaqësues nga SIDA

Vizitë te Përfituesit me Përfaqësues nga SIDA

Më datën 09.10.2025, IADK, së bashku me përfaqësues nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), realizoi një vizitë në komunën e Leposaviqit, ku janë vizituar tre përfitues të mbështetur përmes projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, i cili implementohet në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC).

Vizita kishte për qëllim të vlerësonte nga afër rezultatet e këtij projekti në sektorin e blegtorisë dhe perimtarisë, si dhe të dëgjonte përvojat e drejtpërdrejta të përfituesve. Përfaqësuesit e SIDA-s patën mundësinë të bisedojnë me përfituesit, të njihen më mirë me sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe të vlerësojnë rëndësinë e mbështetjes në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale.

Përmes këtij projekti, përfituesit janë mbështetur me pajisje, këshilla profesionale dhe ndihmë konkrete për zhvillimin e aktiviteteve të tyre bujqësore, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të komuniteteve rurale.