Vizitë nga German Sparkassenstiftung në IADK

Vizitë nga German Sparkassenstiftung në IADK

Sot në IADK patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Jessica Bauer, këshilltare e re nga German Sparkassenstiftung, dhe z. Nusret Vitija, koordinator kombëtar për trajnim

Ata u pritën nga drejtori ekzekutiv i IADK-së, z. Zenel Bunjaku, dhe gjatë vizitës u njohën nga afër me aktivitetet tona në fushën e bujqësisë, aftësimit profesional dhe mbështetjes për fermerët. Mysafirët vizituan ambientet tona dhe shprehën interesim për punën që zhvillohet në IADK.

Partneriteti me German Sparkassenstiftung ka sjellë përfitime të prekshme, duke përfshirë certifikimin e dy pjesëtareve të stafit të IADK-së në programin “Managing Climate Change Resilience”, si dhe dy të tjerëve në trajnimin inovativ “Savings Game” – një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet. Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, me synimin për të sjellë programe të reja që fuqizojnë fermerët dhe kontribuojnë në zhvillimin rural afatgjatë

IMG_1110.JPG
IMG_1111.JPG
IMG_1112.JPG
IMG_1113.JPG