Vendime - IADK

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 13.03.2020, pika 10, në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

IADK ka vendosur që nga sot të fillojë masat për përballimin e kësaj situate duke punuar me kapacitet të pjesëshëm në zyre dhe duke pezulluar aktivitetet me palë.

IADK merr këto vendime:

  1. Tërë stafi IADK-së duhet të respektojë Vendimin e Qeverisë dhe rekomandimet e OBSH-së në lidhje me masat parandaluese për COVID-19.
  2. Trajnimet, sesionet informuese, keshillat direkte tek përfituesit, vizitat tek aplikuesit, dhe aktivitetet e ngjashme, ku planifikohet të marrin pjesë shumë pjesëmarrës, pezullohen përkohësisht deri në një vendim tjetër.
  3. Aplikimet e hapura për praktikë, realizimi i bashkëfinancimeve nga përfituesit dhe shpërndarja e të mirave tek përfituesit vetëm në komunat ku lejohet shpërndarja do të vazhdohet të relizohen sipas planifikimeve.
  4. Përfituesit mund të kontaktojnë ekspertët e IADK-së përmes postës elektronike dhe telefonit për këshilla eventuale gjatë zbatimit të projektit.
Ky vendim është i zbatueshëm deri në nxjerrjen e një vendimi të ri nga IADK.