Vazhdon përkrahja nga organizata IADK për të riatdhesuarit përmes vizitës studimore, e që për qëllim ka shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat e mira në menaxhimin e fermës. 13 të riatdhesuar nga Komunat Malishevë, Drenas, Klinë dhe Skënderaj vizituan fermat blegtorale nga ku u njohën me higjienën në shtallë, përgatitjen e ushqimeve të nevojshme dhe teknikat e mira menaxhuese dhe mjelëse.
Mbështetja për të riatdhesuarit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, IADK do të jetë gjithmonë afër tyre me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta “punësim dhe gjenerim të të ardhurave”.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.


