Realizohen trajnimet me dy grupet e fermerëve
Vushtrri, Skënderaj

Realizohen trajnimet me dy grupet e fermerëve

IADK ka organizuar trajnime për praktikat e kultivimit të pemëve dhe perimeve me 30 fermer nga komuna e Vushtrrisë dhe Skënderajt, të cilët kanë ndjekur programin 7 ditor të trajnimeve me qëllim të ngritjes së njohurive profesionale në këta sektor.

Programi trajnues ishte i dizajnuar me pjesën teorike dhe praktike, ku pjesmarrësit kanë avancuar njohurit e tyre për teknikat e kultivimit të llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve, të cilat do të ju ndihmojnë për të rritur prodhimin dhe përmirësojnë kualitetin e produkteve të tyre.

Për fermerët janë shpërndarë çertifikatat për ndjekjen e trajnimeve, të cilët janë ftuar që të aplikojnë në skemën e granteve për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve prodhuese në sektorin e pemëve dhe perimeve.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe në bashkëpunim me komunat partnere.

1.jpg
2.jpg
3.jpg
4.jpg
5.jpg
7.jpg
8.jpg
9.jpg