Trajnimet profesional teknike në fushën e përpunimit të ushqimit
Vushtrri dhe Lipjan

Trajnimet profesional teknike në fushën e përpunimit të ushqimit

Teknologjia e përpunimit të ushqimit përfshin një sërë teknikash fizike dhe kimike në transformimin e përbërësve të ushqimit ose produkteve bujqësore në ushqim. Po ashtu përfshinë shumë forma të përpunimit të ushqimeve të përgatitjeve artizanale por edhe metoda komplekse industriale të përdorura për të bërë ushqime të pranuara nga konsumatorët.

Me ndihmën e teknologjisë së përpunimit të ushqimit, ekziston një potencial i madh fitimi për prodhuesit dhe furnizuesit e produkteve ushqimore të përpunuara.

Programet e validuara dhe akredituara “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” në kuadër te Departamentit te Teknologjisë së Përpunimit të Ushqimit ne IADK janë krijuar për të mundësuar kandidateve të përdorin burimet në dispozicion në vend për të përpunuar produkte ushqimore specifike, përgatitja profesionale të grave dhe të rinjve për t’u angazhuar në industrinë e përgatitjes së ushqimit.

Kjo formën e të mësuarit dhe zhvillimit të aftësive të lidhura me punën dhe zotërimin e njohurive themelore dhe parimeve shkencore  i referohet punësimit formal dhe vetëpunësimit.

Nga pikëpamja e zhvillimit, trajnimet teknike profesionale lehtësojnë rritjen ekonomike duke rritur produktivitetin e punëtorëve, ku kthimet nga rritja e prodhimit tejkalojnë shumë kostot e trajnimit, direkt dhe indirekte, duke ndikuar kështu në rritje ekonomike.

Trajnimet profesionale teknike si çdo formë tjetër edukimi gjithashtu lehtësojnë zhvillimin socio-ekonomik duke rritur kapacitetin e individëve për të adoptuar praktika që janë me vlerë shoqërore. Po ashtu, synon të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish personale që karakterizojnë një person të arsimuar që synon zhvillimin e kapaciteteve për komunikim efektiv dhe marrëdhënie efektive ndër personale.

Andaj, gjate muajit shtator dhe tetor 2021 IADK ka organizuar trajnime me kandidatet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Lipjanit në kuadër te programeve “Qumështar” dhe “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” të cilat janë duke ndjekur trajnimet teorike dhe praktike ne IADK, fabrika dhe njësi përpunuese.  Trajnimet do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vazhdim për të përgatitur kandidatet për tregun e punës dhe përkrahjen me grante si vlerë e shtuar e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit“, i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra.

0.JPG
1.JPG
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.jpg
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG
11.JPG
12.JPG
13.JPG
14.JPG
15.JPG
17.JPG
18.JPG
19.JPG
20.JPG
21.JPG
22.JPG
23.JPG
24.JPG
25.JPG
26.JPG
27.JPG
28.jpg
29.JPG
30.JPG
31.JPG
32.JPG
33.JPG
34.JPG
35.JPG
36.JPG
37.JPG