Me pandeminë aktuale e cila ndikon në të gjithë vendin dhe pasojat e së cilës mbeten të vështira për t'u parashikuar, realizimi i aktiviteteve është i veshtirë. Sidoqoftë, çështja e vazhdimësisë së aktiviteteve dhe shërbimeve ndaj fermerëve është thelbësore.
Ekipet e IADK-së po punojnë gjatë gjithë kohës që të jenë afër fermerëve me trajnime online dhe mbështetje të ndryshme. Vetëm gjatë javës së kaluar IADK ka realizuar 7 trajnime me fermerë përfitues të projekteve dhe sektorë te ndryshëm të bujqësisë.
Në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit", përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë janë realizuar 2 trajnime me tema: Mbajtja e shënimeve dhe Manaxhimi i Fermës dhe Gjurmueshmëria.
Në kuadër të projektit "Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional" i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë është realizuar trajnimi me temë: Përgatitja e serrës për mbjellje të fidaneve.
Në kuadër të projektit "Trajnimet profesionale dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të Kosovës" i financuar nga donatori Zvicrran CFD janë realizuar 4 trajnime me tema: Mbrojtja e bimëve nga sëmundjet dhe insektet dhe Periudha e vjeljes/pjekurisë së perimeve për përfituesit nga Vushtrria dhe Mitrovica.
IADK do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve me trajnime dhe mbështetje me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe gjenerimi të ardhurave nga bujqësia.

