Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i prodhimtarisë së qumështit nëpërmjet përmirësimit të ushqyerjes dhe menaxhimit të shëndetit të lopëve, përdorimit të teknologjisë moderne, dhe rritjes së ndërgjegjësimit për praktikat e qëndrueshme, si dhe përgatitjen e fermerëve për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe me standardet ndërkombëtare.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen e fermerëve vendore dhe promovimin e zhvillimit të sektorit të blegtorisë në Kosovë.