Sot është përfunduar trajnimi tre ditor për të drejtat pronësore të grave në trashegimi, ku pjesëmarrëse ishin nga komuna e Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Shtimes. Temë e diskutimit ishte pjesa e Kuadrit Ligjore për të drejtat pronësore të grave, pastaj u diskutua për barazin gjinore në çështjet pronësore, ku u veçua fakti që gratë kanë të drejtë të kenë pjesën e tyre të pronës. U trajtua edhe pjesa se si një grupë i grave mund ta shtyejnë një procesë përpara duke avokuar për atë çështje siç ishte konkretishte për çështjet pronësore. Si dhe u diskutua për mekanizmat të cilët ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pronëspre. Gjithashtu grate u informuan që në kuadër të secilës komunë ekziston, Agjensioni për ndihmë juridike i cili iu mundëson të përfitoni nga ndihma juridike falas duke iu ndihmuar në dhënien e informatave, këshillave juridike, përpilimin e parashtresave, padive, ankesave, përfaqësim para gjykatave dhe organeve të tjera
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA.



