Ky trajnim kishte për qëllim fuqizimin digjital të grave, duke u ofruar atyre njohuri praktike për përdorimin e teknologjisë në jetën e përditshme.
🎓 Në fund të trajnimit, pjesëmarrëset u certifikuan, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së aftësive të tyre digjitale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit” përkrahur nga donatori zviceran FRIEDA.



