Hapet Njësia për Përgatitjen e Embëlsirave ER Cakes në Komunën e Shtimes

Hapet Njësia për Përgatitjen e Embëlsirave ER Cakes në Komunën e Shtimes

Një moment i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të pastiçerisë në komunën e Shtimes është përurimi i njësisë së re për përgatitjen e ëmbëlsirave "ER Cakes", që udhëhiqet nga përfituesja Sabahate Zymeri. Kjo mbështetje është arritur pas përfundimit me sukses të trajnimeve profesionale në sektorin e pastiçerisë, të cilat u realizuan nga organizata IADK, duke mundësuar që Sabahate Zymeri të shndërrohet në një profesioniste të certifikuar në këtë fushë.
I pranishëm në ceremoni ishte Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Shtimes, Z. Gojart Bajrami, dhe Zyrtari i Bujqësisë Z. Ejup Ismajli. Këta shprehën gatishmërinë e tyre në vazhdimin e projekteve që në focus të veçant janë gratë dhe vajzat ku do të i’u mundësohet ngritja profesionale në sektor të ndryshëm të përpunimit të ushqimit dhe në aftësim professional.
Znj. Sabahate Zymeri shprehu një falënderim të thellë për organizatën IADK dhe komunën e Shtimes për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe në krijimin e mundësive të reja për rritjen e biznesit të saj.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi I grave, burrave dhe të rinjëve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, I financuar nga donator zvicerran FRIEDA.
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG