Vazhdon mbështetja e fermerëve me grante në sektorin e blegtorisë

Vazhdon mbështetja e fermerëve me grante në sektorin e blegtorisë

IADK shpërndanë laktofriza, makina mjelëse dhe bidona për qumësht për fermerët në sektorin e blegtorisë.


Me qëllim të lehtësimit dhe të përmirësimit të kusheve të punës tek fermerët, me datë 11 Mars 2025, IADK ka nënshkruar kontratat për mbështetje me grante në sektorin e blegtorisë edhe me dy fermerë të tjerë nga Komuna e Vushtrrisë, me laktofriza të kapacitetit 300 L, makina mjelëse dhe bidona për qumësht. 


Kjo pako mbështetëse do të ju ndihmoj fermerëve në grumbullimin, ruajtjen më të lehtë si dhe përmirësimin e cilësisë së qumështit. Po ashtu, tek përfituesit do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë sa më të lartë, duke krijuar mundësi më të mëdha në gjenerimin e të ardhurave nga kjo veprimtari. 


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave në zonat rurale në Kosovë” , i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Vushtrrisë.


#IADK#DairyFarming#FarmersSupport#MilkProduction#MilkQuality#TrainingForFarmers#GrantsForarmers#LivestockSupport

IMG_0644.JPG
IMG_0665.JPG
IMG_6190.JPG
IMG_6199.JPG
IMG_6206.JPG
IMG_6207.JPG