Nënshkrimi i kontratave u realizua me 20 pjesëmarrës të përzgjedhur gjatë vitit 2026, të cilët janë nga Komuna e Shtimes dhe Komuna e Vushtrrisë. Fermerët do të përkrahen në sektorët kryesorë të bujqësisë, me theks në perimtari, bletari dhe blegtori. 🌱🐝🐄
Për nënshkrimin e kontratave me pjesëmarrës, ishin të pranishëm Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku dhe Drejtori i Bujqësisë së Komunës së Vushtrrisë, z. Besim Shyti, të cilët theksuan rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe rolin e tyre në komunitet.
Ky program synon të forcojë ekonominë rurale, të rrisë prodhimin vendor dhe të krijojë mundësi të reja për punësim dhe vetëpunësim në zonat tona. 🚜🌾
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër te proejktit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit” përkrahur nga donatori zviceran FRIEDA. 👏



