Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me komunën e Shtimes dhe Vushtrrisë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me komunën e Shtimes dhe Vushtrrisë

Në kuadër të projektit Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve, që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit, i financuar nga FRIEDA, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me komunën e Shtimes dhe Vushtrrisë. Me anë të kësaj marrëveshje, fermerët/et e këtyre komunave do të përkrahen me grante në fushën e bujqësisë si dhe trajnime profesionale në sektorin e përpunimit.

Projekti do të realizohet në partneritet dhe bashkëfinancim me komunat e lartcekura, duke garantuar angazhim të përbashkët dhe mbështetje të koordinuar në të gjitha fazat e zbatimit. Ky bashkëpunim synon të krijojë kushte konkrete dhe të qëndrueshme për përfshirjen aktive të pjesëmarrësve në sektorin e bujqësisë dhe në përpunimin e produkteve bujqësore.

Në këtë mënyrë, projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të përfituesve dhe, njëkohësisht, të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve përkatëse përmes rritjes së punësimit, fuqizimit ekonomik dhe zhvillimit lokal afatgjatë.

 

2.jpg
3.jpg