Të rinjtë – studentët përkrahen nga IADK me punë praktike dhe mundësi punësimi

Të rinjtë – studentët përkrahen nga IADK me punë praktike dhe mundësi punësimi

Papunësia te të rinjtë është një sfidë e përgjithshme e mbi të gjitha shumë aktuale në nivel të Kosovës. Krijimi i kushteve të punës dhe punësimit për të rinjët kërkon një përkushtim dhe angazhim të akterëve lokal, nacional dhe ndërkombëtar. IADK me projektet e saja vazhdimisht kontribuon dhe krijon kushte optimale për përgatitjen praktike të të rinjëve për tregun e punës. Në këto ditë, IADK ka nënshkruar kontratat për punë praktike me 22 studentë, nga të cilët 12 do të fillojnë praktikën nga muaji Qershor, ndërsa të tjerët do të inkuadrohen gjatë këtij viti.

Të rinjët do të përvetësojnë praktikat e mira nga IADK, bizneset, përfituesit e organizatës dhe institucionet relevante. Puna praktike do ti mundësoj të rinjëve që të jenë të përgatitur profesionalisht dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës. IADK do të vazhdojë të jetë pranë të rinjëve me trajnime profesionale dhe kështu gradualisht të krijojë mundësi punësimi.

Aktiviteti i punës praktike është bërë i mundur falë seriozitetit dhe mbështetjes financiare të treguar nga donatorët BfdW, GIZ dhe CFD përmes projekteve të tyre.