IADK në bashkëpunim me Komunën e Drenasit sot ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësorë për 2 përfitues. Gjithsej 7 pajisje (kositëse, grabujë, shpërndarëse e plehut artificial, spërkatëse, freza, makinë për mbjelljen e patates etj) janë shpërndarë për Luftrim Hoti dhe Trimnor Zekaj.
Mekanizmi i ofruar do të ndihmojë përfituesit në zgjerimin e fermave-sipërfaqeve, do të ja lehtësojë punën dhe do të ndikojë në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve. IADK me partnerët e saj do të vazhdojë të jetë pranë të rikthyerve me këshilla e vizita me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe gjenerimi të ardhurave për përfituesit.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
