Sot, në kohë pandemie dhe izolimi, prodhimi i produkteve bujqësore për familjen dhe popullatën është e rëndësishme dhe thelbësore për ekzistencë. Këtë më së miri po e shfrytëzon një nga përfituesit e IADKsë z. Trimnor Zekaj, 24 vjeç nga fshati Nekoc, Komuna e Drenasit. Si shumë i ri, Trimnori kishte shkuar në Gjermani me shpresë se do të gjejë një punë dhe jetë më të mirë. Por, ai nuk kishte gjetur atë që kishte pritur, prandaj pas një kohe ishte kthyer në vendlindje, në fshatin e pasur me tokë pjellore dhe me mundësi të mëdha bujqësore.
Pavarësisht vullnetit dhe gatishmërisë së Trimnorit, në mungesë të mjeteve të bujqësisë, ai nuk kishte mundësi të punojë tokën ashtu siç donte. Por, interesimi për bujqësi ishte kthyer në realitet falë ndihmës së ofruar nga organizata IADK, projektit për të rikthyer, mbëshetur nga GIZ-i Gjerman. IADK i ofroj mbështetje Trimnorit me mekanizëm bujqësor (frezë, spërkatëse dhe mbjellëse të patates), po ashtu edhe trajnime dhe këshilla të vazhdueshme. Andaj, në këto ditë, Trimnori së bashku me familjen kanë filluar përdorimin e mekanizmit, duke pregatitur sipërfaqe bujqësore dhe duke bërë mbjelljen e patates dhe kulturave tjera bujqësore. Trimnori, është faleminderues ndaj organizatës IADK dhe projektit mbështetur nga GIZ për mundësinë e ofruar.


