Të riatdhesuarit rrisin njohuritë në manexhimin e fermës bujqësore

Të riatdhesuarit rrisin njohuritë në manexhimin e fermës bujqësore

Menaxhimi i suksesshëm i fermave bujqësore dhe marketingu i produkteve janë çelësi i zhvillimit të bujqësisë që rezulton me rritje të prodhimit dhe gjenerim të të ardhurave. Edhe në këtë kohë izolimi e pandemie, IADK vazhdon të ndihmojë përfituesit e saj, përmes ofrimit të trajnimeve teorike me anë të platformës online “Zoom”, një platformë që IADK dita ditës është duke e avancuar (kamerat inqizuese, fletë prezantime etj).

Me avancimin e tekonologjisë dhe cilësisë së trajnimit, IADK trajnoi 14 përfitues nga komunat ku projekti operon (Klinë, Skënderaj, Drenas, Malishevë dhe Rahovec) me temë “Menaxhimi i Fermës Bujqësore”. IADK zotohet se do të jetë afër përfituesve të saj edhe në kohë të vështira, duke ndihmuar në rritje të prodhimit, të ardhurave dhe punësimit.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit” Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

04042020_2.png