Mbështetja e sektorit të bletarisë në Lipjan dhe Leposaviq
Për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar cilësinë dhe përfundimisht për të gjeneruar të ardhura për përfituesit lokalë, IADK ka shpërndarë pajisje thelbësore për sektorin e bletarisë në komunën e Lipjanit dhe Leposaviqit. Kjo iniciativë synon të fuqizojë bletarët duke u ofruar atyre mjetet e nevojshme për të pasur sukses në përpjekjet e tyre.Si pjesë e këtij projekti, katër përfitues janë mbështetur në këtë sektor—një nga Lipjani dhe tre nga Leposaviqi. Përfituesit kanë marrë inpute të ndryshme, përfshirë centrifuga elektrike, duplicatorë, kantë për deponim të mjaltit dhe pajisje të tjera thelbësore për bletari. Këto pajisje janë shpërndarë për të lehtësuar punën, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të mundësuar që bletarët të prodhojnë produkte me cilësi më të lartë. Përveç pajisjeve, projekti përfshin sesione trajnimi për të pajisur përfituesit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të maksimalizuar përdorimin e mjeteve të ofruara. Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatë, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).