120 fermer kanë pranuar nga 5 këshilla direkte nga ekspertët e IADK me temat përgatitja e tokës, ujitja, të ushqyerit e bimëve , masat për mbrojtjen e bimëve , vjelja/magazinimi dhe praktikat më të mira për krasitjen e bimëve (krasitja dimërore dhe verore). Këto këshilla kanë për qëllim integrimin sa më të mirë në zingjirin e vlerës , gjenerimin e të ardhurave, vetëqëndrueshmërin dhe aftësimin e fermerëve për menaxhim në mënyrë të pavarur për punët e tyre bujqësore.
Përfituesit, përveç përkrahjes direkte me këshilla/trajnime janë mbështetur edhe me paisje që janë mëse të nevojshme për punën e përditshme, si "spërkatës me bateri dhe ventilator" dhe ‘’gërshërë për krasitjen e pemëve ( të shkurta dhe të gjata)’’.





