IADK vazhdon përkrahjen e fermerëve në sektorin e blegtorisë përmes shpërndarjes së laktofrizave, makinave mjelëse dhe bidonëve për qumësht.
Me datë 11 Nëntor 2025, IADK ka mbështetur 6 përfitues shtesë me grante (nga 2 fermer/e në secilën prej komunave: Drenas, Skenderaj dhe Vushtrri). Përfituesit janë mbështetur me laktofriza 500 L dhe 300 L, makina mjelëse si dhe bidonë për qumësht, duke mundësuar kushte më të mira për menaxhimin, grumbullimin dhe ruajtjen e qumështit në fermat e tyre, si dhe duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së qumështit në përputhje me standardet e sektorit.
Përfituesit do të marrin gjithashtu trajnime profesionale dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së, si dhe mundësi për vizita studimore, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe rritjes së të ardhurave nga veprimtaria blegtorale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.