Me qëllim të ngritjes së kapacitetve profesionale të fermerëve, IADK ka filluar trajnimet në sektorin e blegtorisë me grupin prej 15 fermmerëve nga komuna e Skenderajt dhe Malishevës. Programi i trajnimeve është modular, i dizajnuar në pjesën teorike (30%) dhe pjesën praktike (70%), dhe është i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Trjanimet janë duke u vlerësuar lart nga pjesmarrësi dhe do të kontribuojnë në menaxhimin më efikas të femrmave blegtorale. Pas përfundimit fermerët do të certifikohen për kualifikimin “Teknik i Blegtorisë”- Niveli III, dhe do të mbështeten nga skema e granteve për të prmirësuar kapacitet për grumbullim dhe ruajtje të qumështit, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.
Po ashtu gjatë kësaj jave janë nënshkruar kontratat edhe me 17 përfitues të serrave nga dy komunat e lartcekura, dhe se është filluar me montimin e serrave me qëllim që mbjellja e fidaneve të bëhet në afatin optimal të mbjelljes dhe të arrihet prodhimtari sa më e lartë e perimeve. Pakoja përkrahëse e granteve në sektorin e perimeve përfshinë serrën me sipërfaqe prej 200m², e shoqëruara edhe me inpute tjera përcjellëse dhe fidanë të perimeve, si dhe mbështetje në aspektin profesional me trajnime, këshilla direkte dhe vizita studimore për shkëmbim të përvojave.
Mbështetjet e lartcekura janë duke u realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.