Histori Suksesi: Fuqizimi i Komuniteteve të Margjinalizuara Përmes Punësimit me marrëveshje me kompanitë

Histori Suksesi: Fuqizimi i Komuniteteve të Margjinalizuara Përmes Punësimit me marrëveshje me kompanitë

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, 42 punëtor sezonal janë angazhuar si punëtorë sezonale gjatë një periudhe 15-ditore.

Agrovizion ka angazhuar dy grupe, me gjithsej 29 punëtorë nga komuniteti rom permes angazhimt të IADK-se për gjetjen e tyre. Kompania shprehu kënaqësi për angazhimin dhe përkushtimin e këtyre punëtorëve, duke e vlerësuar atë si një përvojë pozitive, edhe pse nuk kishin pasur eksperiencë të mëparshme me punëtorë nga ky komunitet. Marrëdhëniet mes kompanisë dhe punëtorëve janë forcuar, me planin për t’i angazhuar ata përsëri në sezonet e ardhshme.

Agrounion angazhoi tre punëtorë sezonale nga komuniteti ashkali, të cilët, pas përfundimit të mbështetjes nga IADK, vazhduan punën në kompani si punëtorë të rregullt. Ky është një shembull i shkëlqyer i suksesit në krijimin e mundësive të qëndrueshme për individët nga komunitetet pakicë.

Peppermint International, pesë punëtorë sezonale janë angazhuar, dhe disa prej tyre kishin marrë trajnim të mëparshëm, gjë që ndihmoi në ruajtjen e vendeve të punës sipas kërkesës të kompanisë.

Filan Farmer gjithashtu angazhoi pesë punëtorë sezonale te margjinalizuar, dhe ata do të vazhdojnë të punojnë deri sa ka nevojë kompania, duke kontribuar në aktivitetet bujqësore të saj.

Të gjithë këta punëtorë kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme bujqësore, duke kontribuar në rritjen e prodhimtarisë dhe zhvillimin ekonomik. Programi i Subvencionimit të Pagave ka ofruar mirëqenje për punëtorët si nga aspekti financiar (pagave) apo edhe përmirsimin e kushteve të punës ku kompanitë punëtorve ju kanë ofruar shujtë, transportin apo edhe në disa raste ju kane paguar shpenzimet e transportit dhe kjo ka rezultuar në një ndikim të dukshëm dhe afatgjatë pozitiv në komunitetet pakicë, duke shfaqur potencialin e tyre të jashtëzakonshëm për të kontribuar në shoqëri.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatë, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG