Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e biznesit dhe me rrugëtimin profesional të znj. Kabashi. Ajo ndau historinë e saj të suksesit, duke theksuar sfidat, përkushtimin dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar gjatë zhvillimit të aktivitetit të saj.
Po ashtu, znj. Kabashi shkëmbeu informata dhe përvoja të rëndësishme nga sektori në të cilin operon, duke ofruar njohuri praktike mbi menaxhimin e biznesit, zhvillimin e produkteve dhe rëndësinë e inovacionit dhe cilësisë. Kjo vizitë shërbeu si një burim i vlefshëm frymëzimi dhe motivimi për pjesëmarrësit, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Aktiviteti u vlerësua si mjaft i dobishëm dhe kontribuoi në përmbylljen e suksesshme të aktiviteteve vjetore të Grupit GIGVA për vitin 2025.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, të financuar nga donatori FRIEDA.