Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë praktikojnë krasitjen e pemëve në IADK

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë praktikojnë krasitjen e pemëve në IADK

15 student të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, së bashku me Prof. asoc. Vahid Avdiu, Ass.Prof.Lavdim Lepaja dhe Ass.Mergim Zogaj zhvilluan një vizitë në IADK.
Në këtë vizitë ata së pari u njohën nga Drejtori Ekzekutiv z.Zenel Bunjaku, për punën dhe aktivitet të cilat i realizon IADK në mbështetje të fermerëve me grante dhe ngritje në aspektin profesional, si dhe programet e praktikës për studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore.
Vizita pati në fokus demonstrimin praktik të krasitjes së pemëve të ndryshme në parcelen demonstruese të IADK-së. Nën drejtimin e ekspertëve të IADK-së dhe Prof. asoc. Vahid Avdiu, studentët u angazhuan në procesin praktik të krasitjes së llojeve të ndryshme të pemëve (mollës, dardhës, kumbullës, qershisë, mjedrës dhe boronicës).
Po ashtu u njohën me disa nga praktikat e kultivimit të dredhëzave në pemishten demostruese me dredhëza, pastaj modelin e avancuar të serrës demonstruese, përfshirë sistemet e kontrollit digjital të ajrosjes së serrës, sistemin automatik të ujitjes së bimëve, të kontrolluar përmes sensorëve, të cilët përshtaten në varësi të kërkesave të bimëve për lagështi të tokës.
Aktivitete të tilla janë shembuj të përpjekjeve për aftësimin e studentëve në praktikë dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve akademike dhe organizatave profesionale.
475280117_1689718591625685_3547021022684129811_n.jpg
480430204_1538757570106001_5562150294031547316_n.jpg
IMG_0673.JPG
IMG_0702.JPG
IMG_0719.JPG
IMG_0724.JPG