Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim

IADK ka formalizuar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Obiliqit më datë 30.01.2025 për të nxitur rritjen e bujqësisë dhe fuqizimin ekonomik. Partneriteti synon të krijojë mundësi të reja për gjenerimin e të ardhurave, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Për një periudhe njëvjeçare, IADK do të forcojë bashkëpunimin me komunën e Obiliqit, duke u fokusuar në iniciativa me ndikim që mbështesin komunitetet e margjinalizuara. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet grupeve rom, ashkali dhe egjiptian, duke siguruar qasje më të madhe në mundësi punësimi dhe duke nxitur përfshirjen e tyre ekonomike.

Në kuadër të marrëveshjes, përfituesit e grantave do të kenë mundësi të ndjekin trajnime dhe të marrin këshilla profesionale për përmirësimin e praktikave bujqësore.Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Embassy of Sweden in Pristina. Fondet e projektit menaxhohen nga Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

2.jpg
IMG_5325.JPG