Nënshkrimi i Kontratave për Grante me Fermerët e Komunës së Zubin Potokut

Nënshkrimi i Kontratave për Grante me Fermerët e Komunës së Zubin Potokut

IADK në bashkëpunim me Komunën e Zubin Potokut ka nënshkruar kontrata me 6 përfitues, me qëllim të fuqizimit të aktiviteteve bujqësore dhe ekonomik të tyre. Kjo mbështetje synon të nxisë krijimin e të ardhurave dhe mundësive për vetëpunësim, duke përmirësuar mirëqenien e fermerëve dhe familjeve të tyre.

Përfituesit do të mbështeten me pajisje bujqësore, përfshirë edhe sera, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar sektorin bujqësor në këtë komunë. Mbështetja është e fokusuar veçanërisht në përfshirjen e komuniteteve minoritare dhe grupeve të margjinalizuara.

Ky aktivitet është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Projekti menaxhohet nga Këshilli Danez për Refugjatët (DRC), ndërsa zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).


3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG