Nënshkrimi i Kontratave për Grante me Fermerët e Komunës së Lipjanit

Nënshkrimi i Kontratave për Grante me Fermerët e Komunës së Lipjanit

IADK dhe Komuna e Lipjanit kanë nënshkruar kontrata me 26 përfitues nga ky rajon, me qëllim fuqizimin e aktivitetit bujqësor dhe ekonomik.

Kjo mbështetje synon të gjenerojë të ardhura dhe mundësi vetëpunësimi për përfituesit.Përfituesit kanë marrë pajisje të ndryshme bujqësore, përfshirë serra, mekanizim dhe mjete për bletari dhe blegtorinë.

Kjo asistencë është veçanërisht e fokusuar në grupet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe në minoritetet dhe grupet e margjinalizuara.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG