Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim me Kompanitë

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim me Kompanitë

IADK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë “Agrovizion Sh.P.K.”, N.P. “Me Agro” dhe “Agrounion Sh.P.K.”. Këto marrëveshje synojnë të përfshijnë komunitetet në angazhim sezonal, të ofrojnë trajnime për pjesëmarrësit dhe të trajnojnë furnitorët e kompanive, duke fuqizuar kështu komunitetet rurale në Kosovë.Një nga qëllimet kryesore të këtij bashkëpunimi është identifikimi dhe mbështetja e grupeve Rome, Ashkali dhe Egjiptian, minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara. Këto grupe do të përfitojnë nga mundësitë e angazhimeve sezonale dhe trajnimet e specializuara që do të ofrohen nëpërmjet këtij projekti.Ky bashkëpunim është realizuar në kuader të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Embassy of Sweden in Pristina (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).
20240805_134306.jpg
20240805_134309.jpg
IMG_3542.JPG
IMG_3547.JPG