Shkëmbim i eksperiencave në sektorin e kultivimit të perimeve, mekanizmit bujqësor dhe bletarisë

Shkëmbim i eksperiencave në sektorin e kultivimit të perimeve, mekanizmit bujqësor dhe bletarisë

Që përfituesit e projektit të kenë mundësin të shohin për së afërmi përvojat e fermerëve të suksesshëm në sektorët e njejtë ku ata janë të angazhuar, IADK ka organizuar vizitat studimore në Kosovë, ku vizita e parë u organizua në Leposaviç ne fshatin Kamenicë në model serrat që shfrytëzohen për kultivim të perimeve.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të shohin fidane të mbjellura të specit, domates dhe kornishonit dhe për secilën kulturë të mbjellur. Eksperti i IADK-së, ka prezantuar gjendjen e tyre, format e lidhjes, trajtimin me plehra dhe ajrimin brenda serrës. Në kuadër të këtij sektori u realizua vizita edhe në Komunën e Skënderajt, fshati Tërnavc tek përfituesi i IADK–së Jonuz Syla, ku fermerët patën mundësinë që të bëjnë shkëmbimin e përvojave në kultivimin e perimeve (specit, domates, kornishonit), trajtimin e tyre, mirëmbajtjen e serrave, mënyrat e ujitjes si dhe përdorimin e disa pajisjeve në përgatitjen e moduleve për kultivim të fidaneve në një sistem të avancuar.

Ndërsa për sektorin e bletarisë perfituesi Safet Peci ka pasur mundësi që për herë të parë të shoh mënyrën e përgatitjes së sherbetit në duplikator, ku eksperti i IADK-së, ka shpjeguar në detaje këtë proces. Vizita tjetër u realizua tek Skender Shala në komunën e Malishevës, i cili posedon 480 koshere të bletëve, ai shpjegoi për rëndësinë e të ushqyerit të bletëve. Kurse në fshatin Vraniq të Suharekës, është parë mënyra e përgatitjes së ushqimit për bletë si proces shumë i rëndësishëm për përfituesin, i cili në të ardhmen mund të investojë në këtë aspekt.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë”, projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mbështetur nga DRC dhe implementues IADK.

08072020_2.jpg
08072020_3.jpg
08072020_4.jpg
08072020_5.jpg
08072020_6.jpg