Sëmundja gungore e gjedhit

Sëmundja gungore e gjedhit

Sëmundja Gungore e Lëkurës (LSD) është sëmundje e cila prek gjedhet dhe shkakton ethe, depresion, gunga dhe edem , nyje të rritura limfatike, gjithashtu gunga në mukozën e membranës, rrjedhje nga hunda dhe sytë, zvogëlim të prodhimit të qumështit , ënjtje të këmbëve dhe çalim.
Shenjat klinike më shumë shprehen tek lopët qumështore gjatë kulmit të laktacionit dhe te viçat e rinjë.
Sëmundja është prezent në Afrikë dhe Lindje të Mesme, viteve të fundit shpërthime të kësaj sëmundje janë regjistruar në Turqi . Në vitin 2015 është raportuar sëmundje në Greqi ndërsa Në vitin 2016 është rishfaqur prapë në Greqi dhe është shfaqur një sulm i papritur në Bullgari dhe  Maqedoni.
Sëmundja ka një ndikim të konsiderueshëm ekonomik për shkak të humbjes së prodhimit (p.sh rënia e prodhimit të qumështit, kualitet të zvogëluar të lëkurës, kufizime në lëvizje dhe tregti në zonat e prekura).

Transmetimi i sëmundjes (bartja)

Virusi kryesisht bartet në mënyrë mekanike përmes insekteve vektorë (mushkonjat , mizat ,rriqrat etj) apo me gjilpëra të kontaminuara. Disa nga këto potencialisht mund të vijnë përmes erës apo edhe brenda automjeteve. Vektorë të caktuar ndryshojnë në mes vendeve dhe janë studiuar shumë pak. Pasi të arrijnë në zonën e re përhapen shumë  shpejt gjatë periudhave me miza p.sh  gjatë  muajve të verës dhe vjeshtës kur moti është i lagësht dhe i ngrohtë. Sëmundja gjithashtu mund të përhapet edhe me ushqim, ujë dhe pajisje të kontaminuara. Virusi nuk bartet tek njerëzit.

Shenjat klinike - diagnostikimi

Gungat e lëkurës me madhësi 5-50 mm  (në formë të rrumbullakët që dalin mbi lëkurë, zakonisht shfaqen në lëkurën e kokës, qafës, gjirit , gjenitaleve gjymtyrëve ,dhe perineumit 2 ditë pas fillimit të etheve. Gungat mund të mbulojnë tërë trupin ose mund të shfaqen vetëm disa prej tyre . Gungat mund të zhduken apo mund të ulçerojnë duke lënë plagë.
Diagnostifikimi klinik konfirmohet me analizë laboratorike të mostrave të gjakut apo mostrës së indit nga lezionet e lëkurës. Trajtimi: Për sëmundjen e gungave të lëkurës (LSD) nuk ekziston trajtim.

 

 

Parandalimi i Sëmundjes

Është vështirë të ndalet sulmi i gjedheve nga vektorët (mizat ,etj) nëse ekziston infeksioni brenda zonës. Mundësia e rrezikut rrit probabilitetin që infeksionet të bartet në mes të lokacioneve. Masat parandaluese mund të përmirësojnë nivelin e mbrojtjes së kopesë nga Sëmundja e Gungave të Lëkurës ( LSD) dhe sëmundjet tjera infektive.

Masat e Biosigurisë

Zbatimi i masave të biosigurisë: 

  • Pasi që kafshët dhe automjetet mund të bartin vektor të gjallë (miza, mushkonja ,etj ) në mes të zonave të ndryshme shmangeni hyrjen apo hapjen e automjeteve të tilla brenda apo afër pronave blegtorale përderisa të kryhet dezinfektimi me produkte të aprovuara
  • Mbroni kafshët nga insektet (p.sh trajtimi me repelent të aprovuar, largoni dhe vendosni kafshët në vende ku nuk ka shi ose ka më pak miza)
  • Gjatë trajtimit të kafshëve ndërroni  gjilpërat 

Masat e përgjithshme për të zvogëluar rrezikun e LSD dhe sëmundjeve tjera:

  • Vendosja e barrierave  për dezinfektim të këmbëve në hyrje të stallës
  • Rroba dhe kalaçe për një përdorim për vizitorë
  • Dezinfektimi dhe dezinsektimi  i  automjeteve para dhe pas lëvizjes

Masat e parandalimit:

Shmang:
  • Kontaktet në mes të kafshëve të kopeve të ndryshme (p.sh në kullosë)
  • Kullosat ku ka shumë miza 
  • Këmbimi i kafshëve, mjeteve, automjeteve dhe personelit me fermat tjera
  • Vetëdijesimi: kopeja e juaj mund të  jetë në rrezik. është e rëndësishme të kontrollohen të gjitha kafshët .Çdo dyshim në LSD duhet të lajmërohet menjëherë tek veterineri apo shërbimi veterinar 
  • Lajmërimi është thelbësor për të kufizuar përhapjen e mëtejme të sëmundjes