Sektori i ëmbëlsirave i prekur ndjeshëm nga pandemia koronavirusi

Sektori i ëmbëlsirave i prekur ndjeshëm nga pandemia koronavirusi

Sikurse të gjitha bizneset tjera edhe sektori i ëmbëlsirave është ndikuar nga pandemia, e në rastin tonë gjithashtu ka ngjarë të shihen efektet edhe në biznesin e znj. Sahadete Ibrahimi e cila ka filluar biznesin e saj gjatë vitit 2019.

Falë mbështetjes që mori nga IADK dhe donatori Zviceran, ajo është përfituese e gjithë linjës së prodhimit të ëmbëlsirave. Znj. Ibrahimi tashme ka kontraktuar restorante dhe pastiqeri të ndryshme në Komunën Lipjan të cilat i furnizon me ëmbëlsira të ndryshëm të cilat ajo i prodhon në biznesin e saj. Me rritjen e popullaritetit të produkteve të saj, “Lindi Aas” filloi të marrë më shumë porosi, nga klientë të shumtë ku ajo ishte duke shënuar progres të vazhdueshëm.

Meqenëse shpërthimi i koronavirusit ka mbyllur dyqanet, restorantet, bizneset dhe ngjarjet në të gjithë Kosovën, gjithashtu është vërejtur ndikimi në prodhimtarinë e produkteve dhe zvogëlimin e të ardhurave në këtë biznes, ku znj. Ibrahimi e shprehi atë përmes dekorimit në ëmbëlsiren e përgatitur nga ana e saj.

Pavarësisht nga pasojat e pandemisë dhe zvogëlimit të shitjes, në mënyrë të mbijetesës nga kjo situate “Lindi Aas” ofron mundësinë merr me vete (take away) ëmbëlsirat ose për të dërguar porosinë e konsumatorëve në shtëpitë e tyre.
Tashmë konsumatorët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të blerjes në kohë festive si dhe gjatë sezonës verore me shpresë që sa ma parë të kalojmë këtë pandemi globale.

22052020_2.jpg
22052020_3.jpg
22052020_4.jpg
22052020_5.jpg
22052020_6.jpg