Takimi i dytë i Komitetit Drejtues – Forcim i bashkëpunimit dhe vlerësim i progresit të projektit

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues – Forcim i bashkëpunimit dhe vlerësim i progresit të projektit

IADK ka organizuar takimin e dytë të Komitetit Drejtues me qëllim të vlerësimit të progresit të deritanishëm të projektit dhe të koordinimit të mëtejshëm ndërmjet palëve të përfshira. Ky takim ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e informatave, analizimin e rezultateve të arritura dhe diskutimin e hapave të ardhshëm për një implementim të suksesshëm të projektit.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), përfaqësues të komunave Leposaviq, Obiliq dhe Graçanicë, si dhe partnerët nga sektori privat, Agrovizion SHPK dhe Agrovin SHPK , kompani me të cilat IADK bashkëpunon në kuadër të projektit.
Gjatë takimit u prezantua një raport i detajuar mbi rezultatet e deritanishme, përfshirë:
• Analizën e dy fazave të implementimit
• Sukseset e arritura dhe sfidat e hasura
Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me aktivitetet e planifikuara për periudhën e mbetur deri në përfundimin e projektit. Diskutimi mbi këto aktivitete kontribuoi në harmonizimin e veprimeve të ardhshme dhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet të gjithë partnerëve të përfshirë.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt implementimit të suksesshëm dhe të koordinuar të projektit në terren.
5.jpg
4.jpg
3.jpg
2.jpg