Roitja e bletëve – Shumimi I bletëve në mënyrë natyrore

Roitja e bletëve – Shumimi I bletëve në mënyrë natyrore

Roitja e bletëve është dukuri biologjike trashëguese ku bletët shumohen, ngase një pjesë e bletëve punëtore disa meshkuj dhe ëma e vjetër ndahet dhe vendosen në zgjua të ri.
Roitja e bletëve është fenomen negativ, prandaj duhet të pengohet në mënyra të ndryshme duke zgjeruar folenë me hoje boshe me fletë dylli ose me kate, derisa dyert hapen tërësisht.
Në qoftëse në zgjua apo koshere ka shumë korniza me mjaltë, atëherë ato mund të largohen dhe në vend të tyre vendosen korniza me hoje të ndërtuara ose të reja.
Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti duhet të eliminohen amësoret, kurse mëmat e vjetra zëvendësohen me të reja.
Por nëse në zgjua apo koshere ka më shumë larva të vulosura, kullotë të mjaftueshme dhe nëse koha është e mirë atëherë përsëri familja mund të roit.
Është vërtetuar se gjatë kohës për roitje,  aktiviteti i familjeve bie në mënyrë rapide, bletët punëtore me pak grumbullojnë ushqim, nuk nxjerrin dyll e gjithashtu nuk ndërtojnë as hoje. Në këtë kohë bletët punëtore më pak e ushqejnë mëmën e cila pjellë më pak vezë, e rrit numrin e vezëve të pa fekonduara dhe bletët punëtore formojnë amësorë dhe vjen deri të formimi i grupit të bletëve që nuk angazhohet në asnjë aktivitet të familjes. Bletët që janë përgatitur për roitje grumbullohen në derë ose në verandë të zgjoit dhe formojnë “mjekrën”.
 
Dalja e rojit


Familja është gati për roitje atëherë kur vulosen amësoret e parë dhe mëmat janë në prag të daljes.
Roji i parë del prej orës 10:00- 14:00 të ditës ku fillimisht bletët e mbushin qeskën me mjaltë, pastaj del gjysma e bletëve të rojit, më pas del mëma dhe në fund del edhe gjysma tjetër e bletëve të përgatitura për roitje.
Roji përbehet prej 15.000-25.000 bletëve punëtore, disaqindra meshkuj dhe mëma e vjetër e mbarësuar.
Roji ka formën e kalaveshit dhe në mes vendoset mëma ku bletët mbahen me këmbë fort njëra me tjetrën.
Më pas një grup bletësh ndahet nga roji dhe kërkon vendstrehim të ri.
Pasi të përcaktohen, bletët ipërgatisin vendbanimin të cilin disa e ruajnë, ndërsa të tjerat kthehen dhe me anë të valëzimeve të posaçme e njoftojnë rojin i cili fluturon shpejt dhe vendoset në zgjua të ri.
Pasi të përcaktohen, bletët ipërgatisin vendbanimin të cilin disa e ruajnë, ndërsa të tjerat kthehen dhe me anë të valëzimeve të posaçme e njoftojnë rojin i cili fluturon shpejt dhe vendoset në zgjua të ri.
Këtyre zërave ju përgjigjen mëmat tjera brenda amësoreve  (kua, kua, kua ), dhe dallohen mirë nga zëri i mëmës që ka dal. Zërat e hollë përsëritën dhe nga kjo këngë kuptohet se familja roit të nesërmen. Roji i dytë del me mëmë të re.
Dhe pas 1 ose 2 ditë pas roitjes së dytë,  familja mund të roit edhe për herë të tretë. Roji i dytë dhe të tjerët janë më të dobët, mëmën e kanë të pa mbarësuar dhe shpesh herë edhe bashkohen ose kthehen në zgjua të vjetër.
 
 
Roitja ka veti pozitive dhe negative
Veti pozitive është sepse rritët numri i shoqërive të bletëve, derisa në familje të vjetër formohet mëma e re.   Kjo shoqëri bëhet shumë më e fuqishme sepse mëma e re bënë vezë më  shumë.
Si veti negative llogaritët ajo që familja 15 ditë para roitjes i ulë të gjitha aktivitetet, grumbullon ushqim më pak, mëma bënë vezë me pak dhe bie edhe rendimenti i mjaltit.
Roji i dytë del  7 - 10 ditë pas të parit, ndërkaq një ditë para daljes në zgjua, 1 deri në 2 metra larg zgjoit, dëgjohen “këngët e mëmave” (tju, tju, tju ), .