Realizohet vizita me grupet e të rinjëve

Realizohet vizita me grupet e të rinjëve

Mё 20 Nёntor 2019 ёshtё realizuar vizita studimore me grupet e tё rinjёve tё cilёt kanё pёrfunduar njё program tё trajnimeve nё sektorin e pёrpunimit tё pemёve, i mundёsuar nga projekti “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë” .

Vizita ёshtё bёrё nё Njёsinё e Pёrpunimit tё Pemёve dhe Perimeve nё fshatin Pleshinё tё Komunёs sё Ferizajt, te Zj.Lumturije Maloku, e cila vitin e kaluar ёshtё pёrkrahur nga IADK me pajisje profesionale pёr zhvillimin e kёsaj veprimtarie.
Grupi i tё rinjёve nga Kamenica dhe Gjilani kanё marrё informacione nga pronarja e kёtij biznesi pёr mёnyrёn se si ka filluar aktivitetin nё pёrpunimin e frutave tё imta, mёnyrёn e tharjes, paketimit, pёr eksportin e ketyre produkteve nё tregun zvicran, si dhe pёr lehtёsimin e punёs qё i ёshtё bёrё nga pajisjet e ofruara nga IADK.

Pёr tё rinjёt e trajnuar nё sektorin e pёrpunimit tё pemёve kjo vizitё ishte njё inukrajim dhe motivim, se si duhet dhe mund tё arrihet suksesi pёr njё kohё tё shkurtёr nёse egziston vullneti dhe pёrkushtohemi si duhet nё punё.

Tё rinjёt me kurreshtje kanё shijuar lloje tё ndryshme tё frutave tё thara dhe produkteve tjera tё pёrpunuara, dhe ishte njё ambijent perfekt sa i pёrket higjenёs sё hapsirave dhe pajisjeve tё punёs dhe kualitetit tё produkteve tё pёrpunuara.

IADK pas kёsaj vizite nё kuadёr tё zbatimit tё projektit ka pёrkrahur kёto dy grupe nё blerjen e disa pajisjeve esenciale pёr punё, tё cilat do tё pёrdoren nga tё rinjёt gjatё zhvillimit tё aktiviteteve nё pёrpunimin e prodhimeve bujqёsore.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

21112019_1.jpg
21112019_2.jpg
21112019_3.jpg