Trajnim profesional për përpunimin e brumit dhe ëmbëlsirave nga eksperti gjerman Gerhard Mettler!

Trajnim profesional për përpunimin e brumit dhe ëmbëlsirave nga eksperti gjerman Gerhard Mettler!

Organizata IADK, në bashkëpunim me Senior Experten Service (SES) nga Gjermania, organizoi një trajnim profesional në përpunimin e brumit dhe pastiçerisë, të udhëhequr nga eksperti me përvojë Gerhard Mettler.

Gerhard Mettler së bashku me eksperten e IADK-së, Artiola Xhaka, u demonstruan për herë të parë në organizatë recetura të avancuara nga të cilat përfituan pjesëmarrësit. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të grupit GIGVA, si dhe biznese të njohura në sektorin e ëmbëlsirave, përfshirë Dina’s Cake, ZizaSweets, Gambini dhe ER Cake. .Pjesëmarrësit përfituan njohuri praktike nga eksperti gjerman, duke i ndihmuar ata të avancojnë proceset dhe të rrisin cilësinë e produkteve të tyre në tregun vendor dhe përtej tij.

Të gjithë pjesëmarrësit – në total 9 – janë certifikuar nga IADK, dhe sot iu ndanë certifikatat nga Drejtori Ekzekutiv i organizatës dhe ekspertët e angazhuar. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm për përkrahjen e bizneseve vendore dhe promovimin e zhvillimit të sektorit të ëmbëlsirave në Kosovë.

1.JPG
3.JPG
8.JPG
IMG_6181.JPG
IMG_9283.JPG
IMG_9288.JPG