15 gra/vajza nga Komuna e Vushtrrisë kanë filluar të ndjekin trajnimin profesional për kualifikimin “Konzervues i pemëve, perimeve dhe produkteve të ngjashme” 🍅
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrëset do të kenë mundësi të fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike në përpunimin pemëve dhe perimeve dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, duke u fokusuar në standarde të cilësisë dhe metoda bashkëkohore.
Ky trajnim synon fuqizimin e grave/vajzave, duke iu krijuar mundësi për të sigurar burime të qëndrueshme të ardhurave për veten dhe familjet e tyre. 🌱
Trajnimi po realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për krijimin e mjeteve të qëndrueshme të jetesës përmes aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA.






