Takim i Frytshëm

Takim i Frytshëm

Ishte nder dhe kënaqësi të kishim sot në mesin tonë deputeten, znj. Fitore Pacolli, që së bashku me drejtorin ekzekutiv të IADK, z. Zenel Bunjaku dhe grupin GIGVA (Grupi Informal i Grave dhe Vajzave Aktive) të mbajm takim në zyret tona.
Temë diskutimi ishte mundësia e mbështetjes së fermerëve të vegjël nga ministria, si dhe krijimi i një mase të re për këtë kategori. Pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre dhe diskutuan mbi nevojat specifike të fermerëve, duke theksuar rëndësinë e politikave mbështetëse që do të ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Ky takim shërbeu si një ngjarje e rëndësishme për të ndarë ide dhe për të eksploruar mundësi konkrete që do të përmirësojnë situatën e fermerëve të vegjël, duke i dhënë atyre më shumë forcë dhe burime për të arritur qëllimet e tyre. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i znj. Pacolli për të dëgjuar brengat e fermerëve dhe për të punuar së bashku për zgjidhje efektive.
Shpresojmë që ky takim të sjellë rezultate të prekshme për të gjithë ata që kontribojnë në bujqësi!
3.jpg
4.jpg
7.jpg
6.1.jpg
2.jpg
5.jpg