IADK ka prezantuar sot hulumtimin për mungesën e aftësive dhe analiza e tregut të punës për të rinjtë në bujqësi, nga mosha 18-24 vjeç, në vendbanimet rurale në komunat: Vushtrri, Skënderaj, Lipjan, Shtime Viti dhe Kamenicë.
Për të realizuar këtë hulumtim janë angazhuar 15 studentë që kanë përfituar punë praktike nga IADK, tё cilёt kanё realizuar pyetësorët me 150 të anketuar të moshës 18-24 vjeç tek ekonomitë familjare në zonat rurale të këtyre komunave. Në kёtё tryezë janë paraqitur në mënyrë statistikore rezultatet e nxjerrura si dhe rekomonadimet për angazhimin e të rinjëve në punësim, në veçanti në sektorin e bujqësisë.
Si përfundime kyçe janë shfaqur mungesa e punësimit tek moshat e reja, mungesa e trajnimeve në fushën e bujqesisë, mungesa e përkrahjes me grante për të rinjtë, emigrimi i të rinjëve nga bujqësia/fshati, ndërsa janё dhёnё rekomandime që të hartohen strategji/politika të qëndrueshme nga akterët relevantë që do të ndikonin në angazhimin e të rinjëve në punësim, organizimin profesional tё trajnimeve nё bujqёsi, pёrkrahjen e tё rinjёve me programe tё veçanta pёr vetёpunёsim, tё ofrohen grante bujqёsore nё zonat rurale me qёllim tё zvogёlimit tё emigrimit tё tё rinjёve nga fshati dhe largimit tё tyre jashtё vendi,etj.
Pjesë e këtij takimi ishin 17 pjesëmarrës, udhёheqёs dhe zyrtar tё drejtorive komunale pёr bujqёsi dhe tё zyreve tё punёsimit tё komunave të lartëpërmendura, ndërsa takimi u ndjek po ashtu dhe në mënyrё virtuale nga 15 pjesëmarrës përmes platformës “ZOOM”.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit, “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” me mbështetje nga dontatori gjerman “BfdW”.


