Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin trevjeçar (2020-2022): “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan, Shtime, Viti dhe Kamenicё.
Për shkak të situatës me pandemin COVID-19 dhe rekomandimeve nga organet kompetente shëndetsore, IADK është e detyruar që tu shmanget tubimeve, në këtë rast edhe organizimit të sesioneve informuese, andaj për këtë arsye ju ftojmë që të ndjekni prezantimin e mëposhtëm për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit.